Girl Playing while Dad Watches Television

Pyetja “Si ta bind tim shoq të angazhohet më shumë” gëlon në çdo bisedë mes nënash. Ky shqetësim rrallë mund të ngrihet ndonjëherë në tavolina baballarësh. Mbani mend të keni dëgjuar ndonjë baba të thotë, “si mund të përfshihem më shumë si bashkëshort dhe baba?” Dhe nëse këto pyetje ishin aty gjithmonë, zonja dhe zotërinj: pandemia i ka dyfishuar.

Shumë nga ne jane deyruar të punojnë nga shtëpia gjatë kësaj periudhe dhe problemet e ngritura nuk kanë qenë të pakëta. Jo çdo eksperiencë është njësoj ama. Dominancë kanë raste të tilla ku; babi arrin të gjejë një cep të shtëpisë ku mund të izolohet në punën e tij, në ‘zyrën’ e përshtatur teksa mami rrënjoset në sallon duke punuar pranë fëmijëve, duke i gjetur linkun e rradhës të zoom për shkollën apo kontrolluar detyrat e shtëpisë, e gjitha kjo në orarin që nëna është vetë duke punuar. Dhe kjo është një katastrofë e vërtetë familjare. 

Nëse nuk arrini ta dalloni problemin këtu, më lejoni t’ju them. Nuk ka rëndësi fare se kush po sjell më shumë lekë në shtëpi. Nuk ka rëndësi fare puna e cilit prej tyre është më stresuese, apo kush ka përgatitje më të mirë akademike. Në fakt, nuk ka rëndësi as nëse njëri nuk punon fare. 

Shumica e familjeve ndihen të mbingarkuar me edukimin e fëmijëve nga shtëpia, krahas shkollimit dhe detyrimeve në shtëpi. Puna e një familjari është rritur eksponencialisht gjatë vitit të fundit dhe nuk kemi pse të lejojmë që e tërë pesha të kalojë vetëm tek partneri. Nëse kjo situatë ju ka shoqëruar në shtëpinë tuaj, merrni pak kohë dhe shikoni rreth vetes, kuptoni se ç’po ndodh vërtetë rreth jush. Nëse nuk u keni dhënë vëmendjen e duhur argumentave apo tonit të ngritur a ankesave të bashkëshortit a bashkëshortes tuaj – është momenti të ndryshoni.

Nëse në këtë pikë, po fshihesh në cepin tënd të sigurt teksa partneri zë kokën me fëmijët në sallon, nuk besoj të ndiheni krenarë me veten. 

E kemi kaluar pikën e polemikave në përshtatje me realitetin që pandemia na solli. E kemi kaluar edhe pikën ku familjet po përpiqeshin të shtrinin këmbët sa ç’kishin jorganin dhe kemi më shumë se një vit që jetojmë me virusin nëpër këmbë.  Tani jemi tek pika ku të gjithë e kemi të qartë që shkollat nuk do jenë të hapura si tradicionalisht dhe përshtatja me këtë realitet nuk ka pse të bjerë vetëm mbi shpatullat e nënave. 

Ndaj baballarë, le ta përqafojmë ndryshimin. Uluni pak dhe hidhini një sy asaj që vërtet po bëni në shtëpi. Diskutoni me partneren për mënyrën që do ndiqni për edukimin e fëmijës dhe kohën, nevojat dhe problemet më të cilat deri më tani është përballur. Kështu do të jeni mëse të aftë të përfshiheni në një mënyrë produktive.

M’u desh të injoroja të gjitha këshillat e ekspertëve për të ndihmuar tim bir

Shiko se unë që po i shkruaj këto, nuk është se jam i patëmetë apo jo në brendësi të situatës. Çdo ditë, familja jonë zbret poshtë. Gruaja ime ndihmon nxënësit e saj online nga tavolina e kuzhinës. I vogli jonë ulet pranë meje në divan dhe dy të tjerët në anën tjetër të kuzhinës. 

Çdo mëngjes mund të organizoni ditën. Flisni për takimet që do zhvilloni gjatë ditës, kur keni nevojë për ndihmën e tjetrit dhe se kur keni kohë individuale për t’u marrë me fëmijët. Komunikoni me shefat tuaj. Tregojuni se mund të keni nevojë të lëvizni pak me oraret. Mbase mund të mos gjeni zgjidhjen ideale, po sa idealizëm gjejmë në të jetuarit gjatë një pandemie?! Ajo që ka rëndësi është të punoni së bashku.

Video lojërat janë më të mira se TV. Pikë.

Secili pjesën e vet. Po, jemi të stresuar dhe jemi të lodhur. Vera po fillon dhe liria e fëmijëve është edhe më e madhe. Ti bësh ballë një realiteti së bashku – ky është kuptimi i një partneriteti.

Scarymommy