Ka një gamë të shumëllojshme aktivitetesh të cilat zhvillohen pikërisht para ekranit, me të mirat dhe të këqijat e veta. Sidoqoftë, prindërve u rikujtohet në mënyrë të vazhdueshme të limitojnë kohën që i lejojnë fëmijës të kalojë para ekranit, qoftë në lidhje me video lojërat apo Netflixin nëse nuk duan që fëmija të bëhet obez apo antisocial. E vërteta është që videolojërat nuk paralelizohen dot me pasivitetin e të parit televizor. Shumë video lojëra janë fantastike për fëmijët dhe u duhen dhënë meritat respektive në vend që thjesht ti llogarisim si pjesë të stërmundimit të madh kundrejt kohës para ekranit. 

Deri diku është e qartë se pse prindi mund ta shikojë kështu situatën. Rregullat kur vjen puna tek qendrimi para ekranit janë të prera. Udhëzimet e Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), për shembull, rekomandojnë një periudhë të kufizuar për shikimin e “programeve të cilësisë të lartë” për fëmijët midis 18 dhe 24-muajsh. Më tej, kufizojnë periudhën që një fëmijë dy vjeçar duhet të kalojë para ekranit në një orë. Udhëzimet janë të mangëta në specifika përsa i përket programeve të konsideruara të një cilësie të lartë sidoqoftë dhe përveç telefonatave me video ndaj familjarëve (e cila inkurajohet) nuk arrijnë të llogarisin llojet e ndërveprimit me ekranin. Sidoqoftë, AAP vë theksin mbi dallimin thelbësor mes kohës aktive dhe pasive të kaluar para ekranit. 

Shijimi pasiv ndryshon dukshëm me ndërveprimin aktiv me ekranin – dhe me shumë gjasa, botën përtej tij. Ka një ndryshim të madh mes një fëmije që po merret me shfaqjet e fundit të dhëna nga fëmijët nëpër botë me një fëmijë tjetër që po krijon një botë të tërë në Minecraft, për shembull. Prindi mundet lehtësisht të përdorë ndryshimin mes të lartpermendurave për të marrë vendime më të arsyeshme si për veten edhe për fëmijën.

Kjo ndihmon prindin të marrë në konsideratë kohën e kaluar para ekranit në vijimësi. Nga ana “më pak e mirë” shtrihet konsumi pasiv. Nga ana “më e mirë” kemi një përfshirje të tërë fizike nga ana e fëmijës. Rrjedhimisht , një fëmijë që lihet i lirë para Netflix nuk është njësoj si një fëmijë që po lexon titrat, gjë kjo që e ndihmon fëmijën ti kushtojë vëmendje gjuhës në kontekst gjithashtu. Edhe më mirë, pse të mos kaloni kohën së bashku me fëmijën duke i parë dhe diskutuar në lidhje me pika të caktuara si përmbajtja apo ndjenjat e personazheve të trajtuara në filmin që keni zgjedhur. Edhe më mirë akoma, zgjidhni përmbajtje me karakter ndërveprues si video lojërat me shumë lojtarë, të cilat prapë nuk janë aq të mira sa video lojërat që përfshijnë alternativa, ndërtim dhe kodim, – lojëra këto të cilat mund të krahasohen edhe me një lëvizje të plotë të trupit.

Faktet shekncore mbështesin pikërisht idenë e planifikimit racional të kohës që fëmija duhet të kalojë para ekranit. Në vitin 2017, shkencëtarët nga Universiteti i Rochester dhe i Brock morën në shqyrtim literaturën shkencore që përkufizon përdorimin e video lojërave përmes syrit të teorisë sociale të vendosmërisë, SDT. Si mbështetëse e psikologjisë së motivimit, SDT na tregon që mirëqenia e njeriut rritet në momentin që ky i fundit angazhohet në aktivitete që promovojnë kompetencën, autonominë dhe lidhje.

Studiuesit gjetën studime të shumta që tregojnë përfitime të video lojërave bazuar në përcaktimin shoqëror, duke dalë në përfundimin që, “Studimet mbështesnin hipotezën se lojtarët e video lojërave ndiejnë një autonomi të shtuar teksa luajnë në momentin që janë të lirë të zgjedhin dhe përfshihen në aktivitetet që ata duan, kompetencë në momentin që ndihen të aftë dhe efektivitet në momentin që kalojnë pengesat e lojës si dhe krijojnë lidhje në momentin që ndihen të afërt dhe të mbështetur nga lojtarët e tjerë.”

Një lojë që shkencëtarët theksuan në veçanti si shembull për teorinë e tyre ishte edhe Pokemon Go. Kjo lojë jo vetëm që rrit autonominë teksa lojtari zgjedh ku të kërkojë dhe si të kapë Pokemonin por edhe i lidh përdoruesit të cilët kalojnë eksperienca të ngjashme krahas ndjesisë së të fituarit kompetencë përmes marrjes së ‘përbindshave’ të lojës dhe menaxhimit të tyre. Por mbase, ajo që vërtetë ka më shumë rëndësi nga kjo lojë, është pikërisht aktiviteti që kërkon përmes eksplorimit dhe në njëfarë mënyre ushtrimit fizik jashtë dyerve të shtëpisë – një përfitim i paparë sado i lidhur qoftë me ekranin.

Kështuqë, të lejosh fëmijën të dale dhe të luajë Pokemon Go apo ti japësh pak më shumë kohë për të projektuar dhe eksploruar në Minecraft me ekranin e celularit para mbase nuk është aq problematike saç mund ta konsideronin prindërit më parë. Me lojërat si Rocket League apo Fortnite, të cilat zhvillojnë aftësitë bashkëpunuese, mund të jetë ide e mirë të ulni pak limitimet. 

Më mirë akoma, prindi mund të kalojë kohën me fëmijën duke luajtur në një prej këtyre botëve dixhitale. Fëmijët e apasionuar pas një loje do jenë mëse të lumtur t’ju tregojnë sesi loja funksionon si dhe hilet e vogla që ndërkohë mund të kenë mësuar. Ky lloj komunikimi është zakonisht i rrallë mes prindit dhe fëmijës e njëkohësisht është edhe thelbësor për forcimin e lidhjes mes tyre.

Një tjetër përfitim për prindërit që kanë një qasje më të hollësishme kundrejt menaxhimit të kohës para ekranit: keni një gjë më pak për të cilën të shqetësoheni. Gjasat që përdorimi i pajisjeve teknologjike të ulet janë pothuajse inekzistente. është momenti ta përqafojmë këtë fakt. Ekrani nuk është diçka që do i lërë fëmijët tanë mbrapa, përkundrazi. Kështuqë pse të mos e ndryshoni qasjen tuaj kundrejt kësaj teme sot, të lini mënjanë ankthin dhe frikën dhe të përfshiheni në një mënyrë të atillë që ju mundëson të lidheni vërtetë me fëmijën tuaj?

Fatherly