Versioni Mermer Blu i Tokës kapur nga misioni i Apollo 17 (Credit: NASA/Apollo 17 creë/Public Domain/commons.ëikimedia.org)

Për shumë kohë gjeologët i kanë qendruar idesë që toka përbëhet nga katër shtresa – korja, manteli, bërthama e jashtme dhe shtresa më e thellë, bërthama e brendshme. Megjithatë, një skuadër shkencëtarësh nga Universiteti Kombëtar Australian, zbuloi që planeti ynë mund të mbartë në vetvete një shtresë të pestë misterioze – një bërthamë brenda bërthamës të brendshme.

“Ne zbuluam prova që tregojnë një ndryshim në strukturën e hekurit, i cili na bën të mendojmë se ka pasur dy etapa të ndara ftohjeje në historinë e Tokës”, tha udhëheqësja e ekspeditës. “Detajet e kësaj ngjarje të madhe janë ende një mister, por ne kemi kuptuar një pjesë tjetër të enigmës kur bëhet fjalë për njohuritë tona për bërthamën e brendshme të Tokës.

Bërthama e Tokës, e vendosur 1,800 milje (2,897 kilometra) nën sipërfaqe, përbëhet nga dy shtresa të dallueshme. Bërthama e jashtme, e cila kufizohet nga manteli, është e përbërë nga metale të lëngët dhe duron temperatura të larta deri në 4,000 gradë Fahrenheit (2204 gradë Celsius). Bërthama e brendshme e ngurtë – një top hekuri me gjurmë nikeli – vlerësohet të arrijë 9,800 gradë Fahrenheit (5,430 gradë Celsius), ose rreth temperaturës në sipërfaqen e Diellit.

Community Verified icon

Meqenëse kryerja e punës në terren në këto temperatura ekstreme është e pamundur, studiuesit mbështeten në sinjalet nga valët e tërmeteve – të cilat ndryshojnë drejtimin dhe shpejtësinë në varësi të materialit përmes të cilit kalojnë – për të eksploruar thellësitë e planetit. Me kalimin e viteve, shkencëtarët kanë vërejtur që valët sizmike shfaqin një sjellje të çuditshme por të qëndrueshme sa herë që kalojnë nëpër bërthamën e brendshme. Valët që lëvizin në veri në jug – paralel me boshtin rrotullues të Tokës – janë gjithmonë më të shpejta se ato që lëvizin paralelisht me Ekuatorin. Ky fenomen njihet si anizotropi.

Sidoqoftë, në vitin 2015, shkencëtarët në Universitetin e Illinois dhe Nanjing në Kinë vunë re një mospërputhje në këtë sjellje. Anizotropia në zemër të bërthamës së brendshme nuk përputhej me pjesën tjetër të bërthamës së brendshme. Pas hetimeve të mëtejshme, ata zbuluan se kristalet e hekurit në shtresën e jashtme të bërthamës së brendshme janë drejtuar në drejtim – nga veriu në jug. Ndërkohë, ata në bërthamën “brenda bërthamës së brendshme” drejtohen nga lindja në perëndim. Studiuesit teorizuan se mund të ndodhë ose sepse bërthama “e brendshme-e brendshme” ishte bërë nga një lloj kristali tjetër ose që bërthama e Tokës ishte ende në zhvillim. Sidoqoftë, nuk u krye asnjë studim i mëtejshëm.

Bërthama e brendshme e Tokës ka një bërthamë të vetën, me kristale të lidhura në një tjetër drejtim (Credit: Lachina Publishing Service)

Për të studiuar më tej teoritë, shkencëtarët mblodhën një set të të dhënave prej rreth 100,000 regjistrimesh të valëve sizmike që kaluan përmes qendrës së bërthamës. Ata më pas aplikuan një algoritëm për të përcaktuar një shpjegim më të mirë të asaj që po ndodhte në pjesën më të thellë. “Ideja e një shtrese tjetër të veçantë u propozua disa dekada më parë, por të dhënat ishin shumë të paqarta. Ne arritëm ta kuptojmë duke përdorur një algoritëm shumë të zhvilluar të kërkimit për të zhvendosur mijëra modele të bërthamës së brendshme.” – u shprehen shkencëtarët. 

Rrjedhimisht, shkencëtarët zbuluan që në zemër të bërthamës, anizotropia e valëve nuk ishte paralele me ekuatorin – ato largoheshin me 54 gradë. “Ajo që vëzhgova unë ishte një ndryshim i vogël, por me një impakt masiv mbi atë që ndodh në bërthamën e brendshme.” shprehet Stephenson, udhëheqëse e kësaj ekspedite. 

DOGOnews