Ju u mësoni fëmijëve ABC-në e tyre. Si të mbajnë mend adresën dhe numrin e tyre të telefonit, si të ngasin një biçikletë dhe tani duhet t’u mësoni atyre aftësi të buta?!

Pa pasur nevojë të shkulni flokët, fëmijët mësojnë shumë aftësi të buta përmes shembullit. Është e lehtë t’i përfshini ato në jetën tuaj të përditshme-në fakt tashmë jepni shumë prej këtyre shembujve.

Një teknikë për t’i bërë fëmijët të mësojnë aftësitë e buta. E gjeni vetën duke thënë: “Mos rri i ngrysur, mos u mërzit! Fëmijët kanë tendencën ta heqin atë ‘jo’ nga gjithçka – kështu që në vend që t’iu thonë atyre çfarë të mos bëjnë, i udhëzoni drejt asaj që duhet të bëjnë: Qëndro fort. Fol qartë.

Dukë mësuar mënyrat e mira. Ju nuk duhet të dërgoni fëmijët tuaj në shkollën e mirësjelljes për të mësuar sjellje të mira. Theksoni sjelljet brenda jetës tuaj. Gjithmonë thuaj “të lutem” dhe “faleminderit”. Mbajeni derën hapur për njerëzit dhe përdorni “më falni” dhe “ju jeni të mirëpritur”.

Komunikimi dhe ndërtimi i raporteve të mira. Bëjeni fëmijën tuaj të shikojë në sy personin me të cilin po komunikon. T’u vërë veshin fjalëve. Aparatet e teknologjisë duhet të lihen mënjanë. Ata duhet të përqendrohen te personi dhe me të vërtetë të dëgjojnë dhe të përgjigjen në mënyrë të duhur. Kjo do t’i ndihmojë të ndërtojnë raporte të mira edhe me njerëzit. Nëse ulen në biseda për të rritur – pa pajisje elektronike, ata do të bëhen të vetëdijshëm për dhënien dhe marrjen në biseda të mira.

Leksion në këpucën e dikujt tjetër. Të gjithë fëmijët duhet të mësojnë pak empati.

Adoleshentët mund t’i thonë një personi të pastrehë në rrugë “gjej një punë”, pa menduar as se mund të ketë një histori para kësaj situate. Vajza që mban erë të keqe në shkollë mund të jetë e pastrehë dhe pa ujë të rrjedhshëm. Ai lypës në qoshe mund të jetë një veteran i dekoruar pa fat.

Njihini fëmijët tuaj me jetët e personave të tjerë. Bëni vullnetarizëm në shtëpinë e të pastrehëve, dhuroni për jetimët. Ftoni një fëmijë jetim në drekën e Krishtlindjeve (edhe në dreka të tjera). Ose ndihmojini të mbledhin rroba për familjet në nevojë gjatë fundjavës dhe shpërndajini së bashku.

Zgjidhni me ta probleme reale. Duke i përfshirë fëmijët në problemet e përditshme të jetës, mund t’i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Pastroni së bashku ambientet, zëvendësoni batëritë në telekomanda apo aparatë të tjerë, gjuaj peshk, mësojini ata si të vënë në punë makinën larëse dhe t’ju ndihmojnë të nderni rrobat.

Të ruajnë kontrollin. Një prej aftësive të buta më vitale jetësore, vetë-kontrolli nuk përqafohet lehtë nga fëmijët. Ata duhet të mësojnë që jo është jo dhe si ta ndajnë atë. Niseni herët punën me ta. Organizoni ditë të veccanta me lojëra me fëmijët tuaj  e lojës me miqtë ose bashkohuni në një grup prindëror lokal me prindërit e tjerë dhe fëmijët e tyre.

Ju mund të zhvilloni meditime të shkurtra (1-3 minuta) gjatë rutinës së ditës, në mënyrë që fëmijët të jenë të qetë.

Të ndihen mirë me veten. Fëmijët shpesh përdorin notat e mira dhe popullaritetin si metrikë për të matur vetëvlerësimin e tyre. Por, një ditë do të ketë një fëmijë më të njohur në shkollë, ose do të marrin një notë të dobët në provim. Ata duhet të mësohen se një rast i tillë nuk ka rëndësi në planin afatgjatë.

Nëse fëmija juaj merr një notë të keqe, thuaji se kjo edhe mund të ndodhë dhe përpiquni të mos e bëni një çështje të madhe.