Miqësia bëhet një pjesë shumë e rëndësishme e përvojës së një fëmije 5-vjeçar.

Hyni në çdo klasë të kopshtit dhe do të dëgjoni zërat e fëmijëve që bashkëveprojnë lirisht me njëri-tjetrin ndërsa rrethi i tyre i lojës zgjerohet dhe tkurret. Shumë fëmijë 5 dhe 6 vjeç demonstrojnë faza të ndryshme të ndërveprimit – nga loja e izoluar dhe paralele e fëmijëve më të vegjël te loja plotësisht bashkëpunuese e atyre më të rritur. Ndonjëherë këto faza ndodhin të gjitha menjëherë dhe ndonjëherë njëra pas tjetrës. Fëmijët në kopësht eksperimentojnë me të gjitha aftësitë e tyre ndërsa provojnë mjedisin, njëri-tjetrin dhe ju.


Modeli i parregullt

Në fillim të vitit, 5-vjeçarët mund të kthehen në modelet e vjetra të ndërveprimit që ndihen të sigurtë dhe rehat. Këto periudha mund të zgjasin për një ditë ose për disa javë. Mbështetja e fëmijëve në eksperimentimin e tyre (dhe duke mos i detyruar ata të ndërveprojnë para se të jenë gati) i ndihmon ata të ambientohen shpejt. Disa fëmijë mund të kenë nevojë të jenë “partneri i heshtur”. Ata do të jenë të interesuar për gjithçka, por kanë nevojë për ju si bazë për të vëzhguar.

Studiues i sigurtë

Një ndjenjë e plotë e vetvetes, si dhe aftësi të forta verbale dhe fizike, u mundëson fëmijëve të ndërveprojnë me njëri-tjetrin me më shumë besim dhe gëzim. Sigurisht, atyre do t’u duhet kohë për t’u ambientuar. Fëmijët do të kontrollojnë njëri-tjetrin nga larg dhe pastaj do të hidhen me të dy këmbët – vetëm për t’u kthyer dhe për të përsëritur sekuencën me një fëmije tjetër. Kryesorja është që të ecni së bashku me këto ndryshime të shpejta dhe mos harroni se jeni akoma në periudhën e ambientimit.

Seriozë për miqësitë

Ndërsa fëmijët janë më të relaksuar për të bërë miq, miqësitë e tyre janë shumë të rëndësishme për ta. Ata shqetësohen dhe mendojnë se me kë do të luajnë të nesërmen dhe me kë do të mund të luajnë do të jetë më e rëndësishme për ta sesa vetë loja që do të luajnë.

Lexo: 8 këshilla për prindërit që fëmijët e tyre mos bëhen narcistë

Çfarë mund të bëni?

Këtu janë disa mënyra për të ndihmuar fëmijët në kopësht të bëjnë miq:

• Inkurajoni bisedat në grup. Përqëndrohuni në diskutime që ndihmojnë në krijimin e një toni bashkëpunimi dhe miqësie.

• Siguroni aktivitete që ftojnë pjesëmarrjen. Mbani aktivitetet në grupe të mëdha të këndshme, të thjeshta dhe të shkurtra.

• Përfshini klasën në zgjidhjen e problemeve. Diskutoni mbi çështjet dhe modeloni mënyrat se si mund të zgjidhen problemet që fëmijët kanë.

• Inkurajoni përfshirjen e familjes. Është e dobishme në klasën tuaj kur prindërit ftojnë miqtë e fëmijëve për takime loje.

Çfarë të presim më pas?

• Shumica e fëmijëve 7 dhe 8-vjeçarë janë edhe më të vetëdijshëm për miqësitë se sa fëmijët në çerdhe. Të kesh një mik të veçantë për t’u ulur pranë në autobus ose në drekë, ose dikë për të luajtur me të në pushim, bëhet e domosdoshme për disa fëmijë pasi ata përballen me një jetë shkollore shumë më të zgjeruar. Bota thjesht duket më e sigurtë kur ke një mik!

• Në të njëjtën kohë, ndjeshmëria ka filluar të zhvillohet, në mënyrë që fëmijët 7 dhe 8 vjeç të jenë më të vetëdijshëm për efektin që ka ndryshimi i besnikërive te të tjerët. Fëmijët që shqetësohen për ndjenjat e të tjerëve do të përpiqen të ndihmojnë miqtë të zgjidhin probleme.

• Kjo është një moshë në të cilën nevoja për të qenë i pavarur dhe nevoja për të qenë pjesë e një grupi janë të dyja të forta. Puna me partnerë dhe në grupe të vogla janë thelbësore për zhvillimin e fëmijëve.

scholastic