Rreth 5 vite më parë ziente ideja e krijimit të një qendre për fëmijë, ku fëmija që mbaronte shkollën në mesditë, të kishte ku të rrinte, të ushqehej shëndetshëm, të bënte kurse. Objektivi ishte jo vetëm që fëmija të mos vraponte sa andej këndej pasdite, por edhe prindi të ishte më i qetë në punën e tij shpeshherë të tejzgjatur.

Kur qendra ka kaluar 4 vite, sfidat janë ende të mëdha dhe ne çdo ditë pyesim: A po ia dalim? Çfarë mund të bëjmë më mirë?
Janë pikërisht këto pyetje që ia bën vetes edhe prindi, edhe fëmija.
Në përvojën e këtyre viteve me prindër e fëmijë, në përvojën time si prind, në përvojën e miqve të mi, duket se kemi shumë për të bërë me fëmijët, me veten tonë.
Kemi përpara sfidat e një marrëdhënie të shëndetshme, shkollë-familje, mësues-nxënës, prind-fëmijë, fëmijë-mësues, prind-mësues. Kemi sfida në komunikimin e duhur në të gjitha këto hallka. Kemi nevojë të shohim e ndjekim praktikat më të mira dhe t’u kushtojmë më shumë vëmendje: rritjes së shëndetshme, edukimit dhe zhvillimit të aftësive të buta. Pra, atyre që nuk mësohen në shkollë, por në familje, në shoqëri, në kurset shtesë. Duket se ka një nevojë shoqërore për të thirrur në
apel vlerat bazë të familjes e shoqërisë. Ato vlerat e thjeshta që na ndihmojnë të ecim më mirë në këtë rrugë plot sfida që quhet Jetë. Ndërsa ne jemi prindërit e shoqërisë moderne, ku fëmija po rritet në kushte krejt ndryshe nga tonat.

Sfidat janë të mëdha dhe ne çdo ditë pyesim: A po ia dalim? Çfarë mund të
bëjmë më mirë?
Janë pikërisht këto pyetje që ia bën vetes edhe prindi, edhe fëmija.
Në përvojën e këtyre viteve me prindër e fëmijë, në përvojën time si prind, në përvojën e miqve të mi, duket se kemi shumë për të bërë me fëmijët, me veten tonë.
Kemi përpara sfidat e një marrëdhënie të shëndetshme, shkollë-familje, mësues-nxënës, prind-fëmijë, fëmijë-mësues, prind-mësues. Kemi sfida në komunikimin e duhur në të gjitha këto hallka. Kemi nevojë të shohim e ndjekim praktikat më të mira dhe t’u kushtojmë më shumë vëmendje: rritjes së shëndetshme, edukimit dhe zhvillimit të aftësive të buta. Pra, atyre që nuk mësohen në shkollë, por në familje, në shoqëri, në kurset shtesë. Duket se ka një nevojë shoqërore për të thirrur në apel vlerat bazë të familjes e shoqërisë. Ato vlerat e thjeshta që na ndihmojnë të ecim më mirë në këtë rrugë plot sfida që quhet Jetë. Ndërsa ne jemi prindërit e shoqërisë moderne, ku fëmija po rritet në kushte krejt ndryshe nga tonat.

Cilat janë kushtet që duket t’u plotësojmë fëmijëve? Cilat janë rregullat që u mësojmë atyre, si sillemi ne si prindër. Ku të mbështetemi në rritjen e tyre? Ne do të ngrejmë për diskutim tema të kësaj natyre, duke synuar të japim kontribut përmes revistës Kallz.
Revista Kallz rivjen për fëmijët, dhe ka përfshirë në fokusin e saj edhe prindërit.


Me kryeredaktor dhe botues Rexhep Shahun, Kallz ka qenë një revistë letrare për fëmijë. Me bekimin e tij, ne po e risjellim të përshtatur.
Bëhu pjesë e komunitetit tonë! Shkarko revistën në PDF, ose bli revistën print dhe lexoje bashkë me fëmijët.

Albana Muçaj