Pas 5 vitesh përvojë, Kallz vjen me programe metoda mësimdhënie gjithnjë e në përmirësim. Një qendër që u shërben fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve me aktivitete formuese dhe argëtuese.

Me 1 Tetor nisin grupet e para të kurseve, ndërsa programit “Pas Shkolle” mund t’i bashkohen edhe një numër i kufizuar fëmijësh.   

Gjuhë të Huaja

Kurset e gjuhëve të huaja ofrohen në Kallz individualisht dhe në grup. Mësimi zhvillohet nga mësuese të profilizuara dhe me interes të lartë për të ndjekur zhvillimet gjuhësore dhe teknikat e reja të mësimdhënies. Metoda praktike të ndërthurura mes mësimeve, pamjeve audiovizuale dhe ndërveprimit në klasë ofrohen për të gjitha nivelet

Anglisht, Gjermanisht dhe Frengjisht ofrohen për fëmijë dhe të rritur në të gjitha nivelet, krahas kurseve të Anglishtes së Biznesit dhe kurseve përgatitore për mësime dhe provime të njohjes së gjuhës.

Kurs Pikture

Qëllimi i kursit të arteve pamore është njohja e fëmijës me artin pamor në tërësi, rrymat e artit, teknikat (e përshtatura) dhe shprehjes së individualitetit të fëmijës, në varësi të personalitetit dhe moshës, pa e kornizuar apo kufizuar atë.

Në kurs do të mësohen teknikat e vizatimit, pikturës, grafikë, kolazhe, etj.

Zhanri: portret, karikaturë, natyrë e qetë, peizazh etj.

Në varësi të moshës, fëmija njihet me bazat e historisë së artit në teori dhe praktikë, që prej artit klasik dhe atij post modern.

Puna në grup me fëmijët në arte pamore është mbresëlënëse, pasi dalin në pah veçoritë më të mira të fëmijës dhe fuqizon marrëdhëniet sociale mes tyre. Nxit frymën estetike dhe ndërvepruese në krijimtari. Kursi zhvillohet ccdo të premte ora 17:00 për 1 orë e 30 minuta.

Art&Crafts

Ky kurs është konceptuar për të argëtuar fëmijët dhe për të cliruar fantazinë e tyre me krijimin e figurave gjeometrike, personazheve, përdorimin e ngjyrave dhe objekteve. Kursi zhvillohet dy herë në javë ora 15:00-16:00 dhe është i hapur për fëmijët 7-13 vjeç.

Pas Shkolle

Programi Pas Shkolle, është i përshtatshtëm veçanërisht për fëmijët e shkollave afër nesh: Dëshmorët e Lirisë, Emin Duraku, Edit Durham, At Zef Pllumi dhe Vasil Shanto, për të cilët mund të ofrojmë transport edhe transport. Mbështejta mësimore ofrohet nga mësues me përvojë cdo pasdite ora 14:00-16:00. Qendra mirëpret edhe fëmijë të shkollave private, apo të gjithë fëmijët që mund ti sjellin prindërit për programin mësimor.

Mbështetja mësimore ofrohet nga parashkollori në klasën e pestë.

Financat Personale

Nuk është asnjëherë shpejt t’i mësosh fëmijës vlerën e parasë!

Si prindër duam t’iu mësojmë fëmijëve tanë gjithçka që duhet të dinë për t’u bërë të pavarur dhe të suksesshëm në jetë. Ne i dërgojmë në shkolla të mira, paguajmë për mësime dhe kampe verore, por çfarë mund të themi për kulturën e tyre financiare dhe marrëdhënien me paranë?

Menaxhimi i parasë është një pjesë thelbësore e jetës sonë të përditshme. Ai ndikon në zgjedhjet që bëjmë dhe vendimet që marrim, e megjithatë ne jemi duke neglizhuar për t’i dhënë fëmijëve tanë një edukim financiar.

Ky kurs do t’i mësojë fëmijës tuaj parimet kryesore financiare që i duhen për të hyrë të përgatitur në jetë dhe për të marrë vendime të mira financiare.

Kursi zhvillohet nga Erinda Caushi, eksperte në sistemin bankar dhe e apasionuar pas fëmijëve. Ajo vetë është nënë e dy fëmijëve.

Arti i Komunikimit

A jeni të sfiduar si prindër në komunikimin me fëmijët tuaj? Fëmijët, veçanërisht në moshën e adoleshencës shfaqin ndryshime të sjelljes për shkak të ndryshimit të trupit të tyre, njohjeve të reja, ndryshimit të mjediseve shkollore etj. Nëse dëshironi që ata të përmirësojnë komunikimin, të fitojnë më shumë siguri tek vetja, të komunikojnë më mirë me ju si prindër, me shokët dhe mësuesit atëherë drejtojuni këtij kursi.

Kursi synon të rrisë ndërgjegjësimin e komunikimit empatik, komunikim inter dhe ndërpersonal, të shembë barrierat e komunikimit konstruktiv. Me një komunikim më cilësor, fëmija juaj do të ketë rezultate më të mira në të gjitha drejtimet dhe jo vetëm në mësime.

Kursi zhvillohet nga Albana Muçaj, me një përvojë 20 vjeçare në fushën e gazetarisë, komunikimit dhe PR. Ajo është nënë e dy fëmijëvë.

Kurse Online

Për Klasat e Pesta, kurset në Anglisht, matematikë dhe gjuhë zhvillohen mund të zhvillohen edhe online. Përvoja e dy viteve të fundit na ka treguar se përmes këtyre kurseve ne mbërrijmë në çdo cep të Shqipërisë, duke bërë bashkë fëmijë nga Tirana-Elbasani-Kukësi-Lezha-Fieri-Vlora. Metodat ndëraktive mundësojnë rezultat të kënaqshëm në mësimnxënie edhe në rastin e mësimit online.

Na shkruani në inbox: 0675431658

Dhe na ndiqni në mediat tona sociale, në mënyrë që të njiheni me kurset e reja që do të nisin në vijim.