Shkruar nga Christine Organ, autore e disa librave 

Unë kam dy fëmijë shumë kokëfortë, një adoleshent dhe një pothuajse adoleshent. Ata janë të zhurmshëm dhe të ashpër në bindjet e tyre. Ata kanë preferenca dhe opinione të forta, me të cilat nuk jam fare dakord. Ne kemi biseda të rënda për tema të mëdha, si Zoti dhe feminizmi, emigracioni dhe policia. Kur u them se në cilën orë duhet të jenë në shtëpi, ata më kundërshtojnë, duke mos dashur të kenë kufizime në orar. Kur u them që të pastrojnë dhomën e tyre, ata më kujtojnë se kanë nevojë për pak liri me hapësirën e tyre. Dhe kur u them se duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë pas shkollës, ata më japin arsyet pse më vonë gjatë natës është orari më i mirë për ta.

Shumicën e kohës, këto biseda më lënë të lodhur emocionalisht dhe të rraskapitur. E gjej veten duke uruar që ata të jenë më të bindur, duke u përgjigjur shpejt me një “mirë mami”, në vend të një “jo, ja çfarë mendoj…”. Por, në të vërtetë, nuk e dua aspak këtë. Unë nuk dua që fëmijët e mi të ndihen sikur nuk mund të thonë atë që kanë në mendjen e tyre, të mos dinë si të mbrojnë nevojat apo dëshirat e tyre, të ndjehen jo rehat, duke sfiduar autoritetin ose duke sugjeruar që gjërat të bëhen ndryshe.

Unë dua që fëmijët e mi të ndihen mirë kur merren me konfliktet dhe më e rëndësishmja, zgjidhjen e konfliktit. Unë dua që ata të sfidojnë autoritetin kur e dinë se “autoriteti” është i gabuar. Dua që ata të ngrihen për të tjerët, të thonë të vërtetën dhe të dëgjojnë atë zërin e brendshëm që u thotë se çfarë është e drejtë dhe e vërtetë, në vend që të dëgjojnë atë që të tjerët u thonë atyre se është e drejtë dhe e vërtetë.

Por këto aftësi janë të vështira. Duan guxim. Duan praktikë.

Një postim në Facebook nga Allyson Dinneen, një terapist nga Massachusetts, solli në vëmendje anën negative të vlerësimit të bindjes së fëmijëve.

Unë jam 43 vjeç dhe po kuptoj se si të menaxhoj një konflikt, si të qëndroj për veten time, si të sfidoj autoritetin. Shpesh mbaj ndjenja frustrimi derisa të shpërthej. Në vend që të trajtoj konfliktet në një mënyrë produktive dhe efikase, unë i bluaj dhe i lë gjërat të acarohen derisa të shfaqen si një valë e keqe e mbushur me mllef dhe neveri. Kjo nuk është e mirë për askënd.

Më lejoni të jem e qartë: nuk po fajësoj askënd për sfidat e mia. Një fëmijë i viteve ‘80, filozofia e përgjithshme nga të gjithë, nga mësuesit tek prindërit dhe madje edhe tek miqtë ishte që fëmijët duhet të binden. Ne duhet të bëjmë ashtu siç na është thënë. Nuk duhet të pyesim. Ne duhet të ndjekim rregullat, thjesht sepse “na thanë kështu”;.

Si rezultat, në moshën 20-vjeçare fillova të dëgjoj zërin tim të brendshëm. Sigurisht, si adoleshente, shpesh mbroja me forcë atë që doja. Isha një person këmbëngulës, duke u mbajtur fort në mendimin tim derisa e kisha fituar çështjen time. Unë isha aq e zellshme në avokimin tim sa prindërit e mi më thanë që të bëhesha avokate. Por jashtë prindërve të mi, nuk qëndrova vërtet për veten time. I shmangia konfliktet si murtaja.

Akoma e bëj këtë. Për shembull, urrej kur njerëzit më quajnë Chris, por rrallë i korrigjoj. Përkundrazi, për të shmangur ndonjë situatë të sikletshme, i lejoj ata të vazhdojnë të më thërrasin me një emër që nuk është imi. Ose thjesht nuk përgjigjem me shpresën se ata do të kuptojnë se ky nuk është emri im derisa ata më shikojnë dhe në fund pretendoj se nuk i kam dëgjuar dhe, le të themi, është super e pakëndshme për të gjithë.

Më është dashur të arrij të 40-at që të ndihem rehat duke bërë biseda të vështira. Unë nuk dua që fëmijët e mi të presin kaq gjatë për t’u futur në konflikt ose të flasin për veten. Dua që ata të praktikojnë artin e bisedave të vështira herët dhe shpesh. Të dinë se mund të vënë në dyshim autoritetin, se nuk kanë nevojë të ndjekin rregullat thjesht për hir të bindjes. Përkundrazi, unë dua që ata të kuptojnë se si të vënë në dyshim autoritetin me respekt dhe në mënyrë efektive, të kuptojnë pse ekzistojnë rregulla të caktuara në mënyrë që ata të mund të marrin vendime më të informuara. Dua fëmijë që pyesin, bëjnë gjëra dhe sfidojnë. Dua fëmijë që flasin dhe i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre. Unë dua që fëmijët e mi të përballen me konfliktin me përulësi dhe respekt. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, dua që ata të ndihen rehat, të më besojnë kur bëjnë gabime.

Unë nuk po përpiqem të rris fëmijë të bindur; Po përpiqem të ngre mendimtarë të sigurtë, të pavarur që mund të lundrojnë dhe zgjidhin konfliktin. Kështu që kur ata debatojnë me mua për veten e tyre ose kur duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë, kur bëjnë pyetje të vështira në lidhje me kodet e veshjes në shkollë ose moshën e lejuar të pirjes së alkoolit, unë do të marr frymë thellë dhe do t’i kujtoj vetes se kjo është pikërisht ajo që duhet të dua për fëmijët e mi. Edhe nëse shpeshherë acarohem në këtë proces.

Scarymommy