Kur e kalon karrierën mes teknologjisë dhe arsimit, vetëm kur bëhesh prind e kupton sa i papërgatitur je për të ndihmuar fëmijën të lulëzojë në një botë gjithnjë e më digjitale.

Mënyra se si flasim me fëmijët tanë për përdorimin e teknologjisë mund të ketë një ndikim të madh në aftësinë e tyre për t’u bërë të zgjuar dhe të harmonishëm. Prindërit e suksesshëm i ndihmojnë fëmijët e tyre të gjejnë ekuilibrin në përdorimin e teknologjisë.

Këtu janë katër deklarata të zakonshme që ne i përdorim tek fëmijët tanë dhe disa shembuj se çfarë duhet t’u themi në të vërtetë.

  1. “Je bërë i varur nga telefoni”

Kjo deklaratë mund të jetë më e zakonshme nga të gjitha, por është një mesazh konfuz për një fëmijë.

Në shumicën e rasteve, nuk është vetë pajisja ajo që krijon varësi, por një aplikacion ose faqe në internet e veçantë që, kur përdoret vazhdimisht, mund të krijojë çekuilibër apo edhe varësi.

Për të riformuluar këtë deklaratë, tregoni se cili është shqetësimi i vërtetë. A është problemi që fëmija juaj nuk po merr pjesë në aktivitetet e botës fizike që mendoni se janë të rëndësishme? Nëse po, në vend që të komunikoni se keni një problem me sasinë e kohës që ata po shpenzojnë në një pajisje, riformuloni një arsye bindëse për të bërë diçka tjetër.

Shembull:

• “Nuk ke bërë asnjë ushtrim sot”;

• “Po vë re se nuk ke kaluar fare kohë me familjen që kur je kthyer në shtëpi nga shkolla; le ta bëjmë këtë për pak që të mund të balancojmë ditën”;

2. “Po luan me këtë lojë për një kohë të gjatë”;

Kjo deklaratë gjithashtu fokusohet në sasinë e kohës që fëmijët tuaj po shpenzojnë për një aktivitet të vetëm digjital dhe është problematike, sepse nuk adreson atë që nuk shkon me aktivitetin.

Ata madje mund të kuptojnë se nëse po të shikonin një film, gjithashtu në ekran për të njëjtën sasi kohe, ndoshta nuk do të thoshit asgjë.

Korniza e bilancit digjital kërkon që prindërit të vlerësojnë cilësinë e lojës. Nëse mendoni se loja ka më pak vlerë se aktivitetet e tjera digjitale, atëherë merrni masa.

Shembuj:

• “Duket se kjo lojë po merr më shumë nga sa duhet vëmendjen tënde”

• Deklarata e mësipërme mund të çojë në një bisedë rreth vlerës së aplikacioneve të ndryshme të instaluara në pajisje dhe nëse ato japin një kthim më të mirë të vëmendjes së investuar.

Prindërit mund të pyesin: “Çfarë aktivitetesh të tjera dëshiron që të bësh gjatë kohës që kalon me telefonin tënd?”

3 “Mos rri në kompjuter gjatë gjithë ditës”

Ky është një mesazh konfuz nëse sugjerimi për një aktivitet zëvendësues është të lexoni një libër. Leximi i një libri, rezulton, edhe më pak aktiv sesa përdorimi i një pajisjeje. Nuk po them se leximi nuk është një aktivitet i mirë për një fëmijë për të gjetur ekuilibrin në atë moment. Thjesht arsyeja e dhënë, “mos rri”, nuk ka kuptim për një fëmijë të cilit i ofrohet një aktivitet alternativ që parashikon të rrijë ulur po aq shumë sa në kompjuter.

Gjithashtu, është plotësisht e mundur që fëmija juaj të lexojë një libër në pajisjen e tij. Qëllimi është që të jeni sa më specifik të jetë e mundur pse mendoni se aktiviteti është jashtë ekuilibrit.

Shembuj:

• Nëse shqetësimi është se ata nuk po shpenzojnë kohë të mjaftueshme për të lexuar, kjo është një bisedë e mrekullueshme për të bërë. Ju mund të diskutoni rëndësinë e kohës së leximit në ose jashtë një pajisjeje, në një moment gjatë çdo dite.

• Nëse shqetësimi është një nevojë për aktivitet fizik, do të ishte theksimi për të përdorur kompjuterin më pak dhe për të gjetur më shumë kohë për të dalë me biçikletë ose për të vrapuar.

4. “Duhet të bashkëveprosh me njerëz të vërtetë”;

T’i thuash një fëmije “lëre telefonin për të kaluar kohë me njerëzit” është një deklaratë që nuk ka kuptim për dikë që është duke u angazhuar me më shumë njerëz përmes telefonit sesa kur është jashtë telefonit.

Një nga avantazhet kryesore të pjesëmarrjes në botën virtuale është se na lejon të ndërveprojmë me një larmi më të madhe njerëzish sesa mund të bënim në botën fizike.

Edhe një herë, kjo kërkon që prindërit së pari të pyesin veten se çfarë ndikon në mungesën e ekuilibrit.

Shembuj

• Familja jote dëshiron që të kalojë më shumë kohë me ty;

• Është mirë të kesh disa ndërveprime fizikisht edhe me miqtë e tu;

Të dy shembujt mund të çojnë në një bisedë rreth ekuilibrit të duhur midis bashkëveprimit me miqtë dhe familjen praktikisht, e cila është jetike për zhvillimin e aftësive të shëndetshme të ndërveprimit social.

Scarymommy.com