Ditët e ngrohta i kemi përpara ndërsa po afron fundi i vitit shkollor. Për të lehtësuar ngarkesën psikologjike të fëmijëve dhe njëkohësisht për t’i nxitur ata të mësojnë më shumë dhe të sigurojnë rezultatet të mira, kemi planifikuar një listë aktivitetesh në Kallz. Kjo dinamikë ndryshe, më e intensifikuar e aktiviteteve, vjen pas më shumë se një viti kur fëmijët janë në shkollë me orë të redukuara ose zhvillojnë mësimin online.

Aktivitetet shoqërore ulin nivelin e ngarkesës psikologjike dhe çlirojnë emocione të këndshme. Ndaj, ju ftojmë të regjistroni fëmijën tuaj në një prej aktiviteteve, ose në të gjitha aktivitetet që do të zhvillohen në Kallz.

Movie Night!

Ne na pëlqejnë shumë filmat. Por e dini çfarë na pëlqen më shumë? T’i shijojmë në shoqërinë e duhur. Në Kallz, kemi përzgjedhur filmat e vitit, por për të apasionuarit pas kulturës, perlat e kinematografisë janë gjithmonë një alternativë.

Mirëpresim fëmijët që duhet të na bashkohen 8-12 vjeç me 22 Prill 2021, Ora 18:00-19:30 Kosto: 500 lekë/fëmijë

Regjistrohuni Këtu për aktivitetin dhe ne do t’ju kontaktojmë për detajet.

Riciklojmë dhe krijojmë

Në Kallz natyra dhe kreativiteti janë në thelb të misionit tonë. Nëse po përpiqeni t’i jepni kulturën dhe kujtimet e paharrueshme fëmijës tuaj, ne jemi në të njëjtën rrugë me ju. 

Njëherësh punime me dorë, aftësim dhe argëtim.  Mos e hidh kavanozin e reçelit, Eja bëj një vazo!

29 Prill 2021! Ora 18:30-20:00. Kosto: 500 lekë/fëmijë.   

Klubi i Leximit

Librat janë ushqim për mendjen, por si çdo proces tjetër, nëse nuk merrni vlerat e duhura ‘ushqyese’ nuk e përktheni dot në vlerë të shtuar. Lexojmë dhe diskutojmë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Libri yt i preferuar mund të jetë këtu. Ktheje leximin në hobi. Fto edhe mikun tënd! 

6 maj 2021! Ora 18:30-20:30. Kosto: 500 lekë/fëmijë

Gatuajmë në Kallz

E ke ndihmuar mamin në kuzhinë? Nuk di? Bashkohu me grupin tonë të gatimit. Bashkëmoshatarët mund t’u japin këshillat për kekun përfekt. Mësojmë dhe argëtohemi. Por, edhe hamë së bashku!

20 Maj 2021, ora 18:30-20:00! Kosto: 500 lekë/fëmijë

Pet’s Day

Të gjithë kemi një dashuri të pashpjegueshme dhe sa për atë, të pafrenueshme për kafshët. Por, sa je gati të kujdesesh për një të tillë? Sill kafshën tënde dhe na trego si kujdesesh ti për të ose shijo shoqërinë e miqve tanë leshatakë.

27 Maj 2021, ora 18:30-20:00. Kosto: 500 lekë/fëmijë

Regjistrimi për të gjitha aktivitetet së bashku kushton 2000 lekë

Regjistrohuni Këtu për aktivitetin dhe ne do t’ju kontaktojmë për detajet.