Nereida Llaha, psikologe

Bëhet gati një muaj që nga urdhëri i mbylljes në shtëpi. Më shumë kohë brenda, përkthehet në më shumë nervozizëm, më shumë mendime negative, më shumë ankth, sapo fillon të bjerë muzgu. Rezistuam deri sot, u mbajtëm me forcë mbi dëshirën e madhe për jetën, jetën tonë dhe të familjarëve. Por është normale nëse ndjeni se po humbisni durimin, nëse ndjeni se jeni pa humor, e mbi të gjitha është shumë normale nëse ndjeni se po humbisni ekuilibrin psiko-emocional. Megjithatë, mos u trishtoni.

Mos e lejoni gjendjen tuaj emotive të udhëheqë ditët tuaja deri në mbarimin e kësaj situate, mos e ktheni në një zakon. Duhet të reagoni, të luftoni me të gjithë potencialin brenda jush, duke u bërë miku më i mirë i vetës tuaj në momentet kur ndiheni vetëm.

Transformoji këto momente të vështira. Ndalu, mundohu, pyete veten, qartëso dyshimet e tua, evidento ato mendime të cilat ngatërrojnë zemrën dhe mendjen tuaj. Të gjitha këto ju ndihmojnë të përballeni me frikërat tuaja. Të gjitha këto, mundohuni t’i hidhni në letër. Nëpërmjet të shkruarit, ne përballimi edhe më mirë me frikën tonë, duke bërë që ajo të zbutet, dhe të dalë nga brendia jonë në sipërfaqe. Frika e jashtëzuar përkthehet në forcë për të vazhduar para.

Tani është momenti për të mbledhur forcat, për të mos u dorëzuar. Është momenti ta shohim gotën gjysëm plot dhe të jemi mirënjohës ndaj vetes, që arritëm të qëndronin të fortë dhe të bashkuar në familjet tona, përgjatë plotë 3 jave izolim.