Asgjë nuk është aq e ngrohtë sa fjala e ëmbël e fëmijës, “Faleminderit!” Ne mirëpresim me krenari që vogëlushi të thotë: “Më fal, Mami”. Mënyrat e mira janë thjeshtë mënyrat e mira. 

Por, a janë vërtetë të rëndësishëm? Në fakt, Po! Mënyrat e mira janë më shumë se fjalë të sjellshme. Ato i lejojnë fëmijët tanë të praktikojnë respektin, të jenë të këndshëm me të tjerët dhe të marrin në konsideratë të tjerët.

Të gjitha këto e ndihmojnë fëmijën të jetë një mik i mirë dhe ai lloj personi që të gjithë do të donin ta kishin rreth e rrotull.

Ja si mund t’i mësosh fëmijës sjellje të këndshme

1. Fillo që në lindje

Fillo të përdorësh fjalët e thjeshta si “Faleminderit”, që në lindje. Përsëriti shpesh këto fjalë dhe nxite fëmijën t’i përdorë ato sa më shpejt të fillojë të flasë.

2. Ji një model i mirë

Fëmijët janë kopja më e mirë në Botë dhe ndërveprimi më i rëndësishëm që fëmija yt shikon është është ai mes teje dhe atij. 

Jepi një falenderim entuziast kur të ofron një lodër (madje si një fëmijë). Mësuesit dhe stafi në qëndrën tonë, shpesh përdorin “Faleminderit!” për të konfirmuar sjelljet pozitive. Për shembull, “Faleminderit që na dëgjuat menjëherë dhe po vini të lani duart për drekë”. 

Shënim për të rriturin: Kërko falje kur e ndërpret fëmijën nga një aktivitet me shokët, pasi je me nxitim.

3. Ndërto ndërgjegjshmërinë e ndjenjave

Njerëzit e sjellshëm e dinë se si ndihen të tjerët. Ndërto ndërgjegjësimin e fëmijës për ndjenjat duke i shpjeguar me një gjuhë të thjeshtë. Ti mund t’i thuash “Je i inatosur pasi nuk e arrin atë lodër. Mami do ta marrë për ty, kështu ti do të ndihesh më mirë”. Kur fëmija yt është rreth 18 muaj, fillo t’i flasësh për ndjenjat e të tjerëve. Figurat në libra mundësojnë mesazhe të rëndësishme për emocionet”.

4. Rrit një mbështetës

Jepi fëmijës sa më shumë mundësi për të të ndihmuar dhe tregoi vlerësim kur ai e bën. Kjo mund të jetë aq e thjeshtë sa të sjellë një filxhan të zbrazët në lavaman. Trego si ndihesh kur fëmija të ndihmon dhe nxite atë të ofrojë ndihmë kurdo që t’i jepet mundësia.

5. Puno me kontrollin e impulsivitetit

Para se një fëmijë mëson se si të kontrollojë impulset e tij, ai (pa dashje) mund të jetë më pak se i sjellshëm. Nëse dëshiron një lodër, për shembull, mund ta rrëmbejë atë nga duart e motrës. Kur fëmija është rreth dy vjec, ti mund të presësh që të kontrollojë një pjesë të impulseve me ndihmën tënde.

Nxite duke i thënë gjëra të tilla si “Shoku yt po luan aktualisht me atë lodër. Pse nuk luan me top derisa të vijë radha jote?”