Mjafton të dilni një ditë tek Liqeni Artificial i Tiranës për të parë grupet e fëmijëve, pjesë të kampeve të ndryshme, ndërsa luajnë dhe argëtohen. Po, fëmijëve po u kushtohet më shumë rëndësi. Sidomos pas pandemisë, fëmijët kanë më shumë nevojë të shprehen, të ndërveprojnë dhe të lënë pas tensionet e së kaluarës. Ne kemi kontaktuar me disa nga organizatorët e kampeve për të sjellë ofertat e tyre për fëmijët.

Shoqata e Tenisit Tirana

Drejtuesit e këtij kampi tregojnë se, kampi veror duhet përdorur, jo vetëm për t’i zënë kohën fëmijës, por edhe për të mësuar sportin e jetës.

Kampi veror i tenisit është një mënyrë e shkëlqyer për të futur fëmijën në sportin e tenisit në një mjedis të përshtatshëm për të mësuar dhe shumë argëtues. Shoqata “Tenis Tirana”, e mundëson këtë.

Përfaqësuesit e Tenis Tirana janë krenarë për traditën që ka në lidhje me përgatitjen e lojtarëve të rinj të tenisit për të gjitha nivelet e aftësive.

Sporti i tenisi është një nga sportet që të jep avantazhe të mëdha fizike, shëndetësore, mentale, emocionale, etj. Për t’i përfituar këto kërkohet qëndrueshmëri dhe përqëndrim.

Kampi veror, i cili ka nisur me 13 qershor përfundon me 31 korrik dhe kushton 25 000 lekë.

Ai do të zhillohet nga e Hëna në të Premte, ora 08:00 – 11:30.

Programi mësimor do të jetë në varësi të nivelit dhe moshës së fëmijëve.

Objektivat e kampit veror

• Kontroll i mirë i topit me raketë për goditjet kyesore.
• Goditje e topit në lartësi dhe distanca të ndyshme duke përdorur goditjet “spin” dhe “kondra spin”.
• Nisja e lojës me shërbim.
• Kthim i shërbimit.
• Lëvizje me këmbët dhe ekuilibër.
• Qëndrueshmëri në goditje.
• Mësim i rregullave të lojës për fillestarët.
• Sisteme të ndryshme kompeticionesh.
• Lojëra argëtuese me bazë tenisin, individuale dhe në grup.

Një fëmijë fillestar në tenis që do të ndjekë në mënyrë sistematike kampin tonë veror, në perfundim të kampit do të jetë i aftë të kontrollojë fushën dhe të marrë pjesë në kampionate tenisi.

Kampi veror do të drejtohet nga mësuesit dhe tranjerët më të mirë që ne kemi. Në ndihmë të tij do të vihen dhe lojtarët më të mirë të Tenis Tiranës.

Kampi veror do të përfshijë fëmijë nga mosha 6 deri në 18 vjeç.

NUMANI CAMP

Shkolla “NUMANI” ka një përvojë 22 vjeçare si shkollë private. Kjo përvojë e gjatë i mundëson staf mësuesish të trajnuar, të pajisur me aftësitë e duhura në menaxhimin e kampit veror. 

Programi i tij përfshin lojëra sportive, lojëra muzikore, lojëra në gjuhën angleze, lojëra popullore, vizatim, pikturë, aplikacione, lojëra tavoline, etj. 

Grupi i fëmijëve që frekuentojnë kampin veror janë të moshës 6-14 vjeç, të grupuar sipas moshës. 

Shkolla “NUMANI” ofron mjedise të gjera të gjelbëruara, mes pemëve të larta, barit, dhe luleve shumëngjyrëshe. Ka salla të mëdha, fusha sportive, palestër, vende ku fëmijët mund të zhvillojnë aktivitetet.

Kampi veror zgjat gjatë verës, për aq kohë sa ka kërkesa nga fëmijët, pa data specifike.

Te Stela, për një kamp me pishina

“Te Stela Resort” zhvillon kampin veror, i cili ka filluar me datë 14 qershor dhe përfundon me datë 27 gusht 2021.

Grupmosha që marrin pjesë në këtë kamp janë 06-14 vjeç.

Kampi veror zhvillohet me Resort Te Stela me një program të larmishëm.

Kampi ka të përfshirë:

-Transportin
-Mëngjesin dhe drekën
-Pishinat verore
-Kurset e notit në pishina dimërore me instruktorë
-Lojëra tavoline, aktivitete me animatorët e Anima Fest
-Zumba
-Pikture Artcraft
-Ping Pong

Pagesat:
1 ditë 1700 lekë
5 ditë 8500 lekë
10 ditë 16000 lekë
20 ditë 30 000 lekë

Fëmija i dytë përfiton 5% ulje

Kallz, një zgjidhje për fëmijë dhe prindër

Këtë verë Kallz, Qendër Multifunksionale vjen me Summer School, për dy grupe fëmijësh mes moshës 5-12 vjeç. Një program gjithë veror, i cili ndahet në disa pjesë.

Pjesa e parë e Programit nis me 7 qershor dhe zgjat deri në fund të muajit Korrik. 

Prindërit mund të vendosin të sjellin fëmijët e tyre për 2 javë, një muaj, ose për të gjithë Programin. Programi është dizenjuar në mënyrë që ato të mund të ndjekin të gjithë aktivitetin, ose vetëm një prej fazave të tij.

Çfarë parashikon programi më konkretisht?!

Në një orar ditor 8:00-16:30 nga e Hëna në të Premte, Kallz i qëndron misionit të parë të tij për t’u ardhur në ndihmë prindërve të punësuar. Për gjithë kohën e angazhimit të tyre në punë, fëmijët e tyre do të jenë të angazhuar po ashtu në programet e pasura të Kallz.

Ju mund të regjistroni Ketu fëmijën tuaj

Disa prej pikave të programit

Krijimtari

Materiale të ndryshme, ngjyra, objekte, ide të bëra së bashku për të realizuar punime individualisht dhe projekte në grup. Përvoja e Kallz me fëmijët në verë, ka treguar se punimet në grup, krijojnë një bashkëveprim të jashtëzakonshëm me fëmijët. Ata janë të gatshëm të sfidojnë veten e njëri-tjetrin në realizimin e projekteve më të mira të mundshme, duke vënë të gjitha energjitë në funksion të një rezultati të shkëlqyer.

Sport

Aktivitetet fizike, lojëra të mirëfillta sportive si volej dhe basket do të jenë pjesë e përditshme e programit veror. Këto aktivitete do të ndërthuren gjithashtu edhe me lojëra popullore dhe shumë lojëra të tjera që forcojnë shpirtin e garës dhe grupit njëkohësisht.

Art

Këngë, kërcim, pikturë. Ndjekje e filmave në video projektor. Në të gjitha këto aktivitete fëmijët do të angazhohen të argëtohen, por edhe të përmirësojnë çdo ditë aftësitë e tyre.

Financat personale

Fëmijët njohin karakteristikat e parasë. Përmes ushtrimeve dhe lojërave ata do të mësojnë si të shpenzojnë dhe kursejnë. Kjo është një sfidë për çdo prind dhe njëkohësisht një mundësi e artë për të ardhmen e fëmijëve. Edukimi financiar është një mundësi ideale për fëmijët. Marrja e njohurive fillestare përmes argëtimit dhe një gjuhe të thjeshtë krijon bazat për një edukim të mëtejshëm në vijim. Në mbështetje të këtij programi Kallz bazohet në programet Bankës së Shqipërisë për edukimin financiar të ndërtuar posaçvrisht për fëmijët. Grupi i vogël i fëmijëve do t’i mësojë konceptet financiare përmes librit “Derrkuci Çufo mëson të kursejë”.

Arti i Komunikimit

Kallz ka punuar gjatë këtij viti për të sjellë një program që nxit komunikimin cilësor mes fëmijëve, si dhe mes tyre dhe të rriturve. Rregullat e mirësjelljes dhe një komunikim i edukuar na hapin dyert tek njerëzit me të cilët bashkëveprojmë. Vëmendja dhe përkujdesi për të tjerët, të dëgjuarit me vëmendje na bën empatikë. Të gjitha këto koncepte do të zhvillohen përmes lojës dhe improvizimit të situatave konkrete .

Gatim

Çdo etapë e programit do të ketë një ditë gatimi në qendër. Fëmijët së bashku me kuzhinierin e ftuar do të gatuajnë recetat e përzgjedhura dhe do të kenë po ashtu kohën t’i shikojnë së bashku produktet e gatuara.

Gjuhë të huaja

Mësim përmes lojës. Një pjesë e lojërave në qëndër do të zhvillohen në anglisht. Kjo dë bëjë të mundur që fëmijët, jo vetëm të mos harrojnë njohuritë e marra gjatë në shkollë apo në kurse, por edhe të përmirësojnë aftësitë e tyre shprehëse.

Dituri natyre

Eksplorim në vende, në florën dhe faunën e tyre, përmes ndarjes së informacioneve interesante, dokumentarëve dhe bisedave rreth pasurive natyrore të shumë vendeve.

Cdo program dy javor parashikon edhe një ekskursion në Fermë ose në sipërmarrje. Kjo është një nga traditat tona, që synojmë të mos e humbasim kurrë.

Dhe plot surpriza të tjera!

Programi ofron transport, dhe ushqim të shëndetshëm.

Eldorado, përsëritje mësimore

Përgjatë kampit veror, fokusi primar në Qendrën e Studimit Eldorado do të jetë në përsëritjen e mësimeve të kryera një vit më parë nga nxënësit në shkolla. Duke nisur nga Abetarja dhe matematika fëmijët e klasës së parë do kënë mundësinë të mbushin boshllëqet e njohurive të vitit të shkuar ose t’i rifreskojnë ato. Gjuha, Leximi dhe Matematika do të jetë fokusi primar për klasat e II,III,IV dhe V. Mësueset e klasave përkatëse kanë hartuar një plan veprimi të mirë detajuar, ku do të zbatohet me përgjegjshmëri dhe korrektësi. Në fund të ccdo dy javëve përseritje të mësimeve do të kryhet një test vlerësimi, i cili tregon stadin dhe avancimin e fëmijës. Për argëtimin dhe edukimin e fëmijëve klasa e baletit është menduar të jetë pjesë e aktiviteteve që do të ndiqen nga nxënësit. Me klasat e baletit mund të rrisim fleksibilitetin, gamën e lëvizjeve, forcën fizike dhe qëndrueshmërinë e fëmijës tuaj! Për më shumë, aktrimi do të përfshihet gjithashtu në programin e kampit veror. Kjo i lejon fëmijët të reagojnë kur shfaqen gjëra të reja dhe te jënë më të prirur për të pranuar ndryshimin. Piktura dhe vizatimi do të zënë një vend të rëndësishëm në programin e kampit veror. Klasat e pikturës mund të ndihmojnë fëmijën të rrisë dhe të zhvillojë kreativitetin e tij, aftësi të shkëlqyera motorrike, vetëvlerësim, aftësi socio-emocionale etj. Cdo fundjavë fëmijët do të kenë mundësi të kalojnë një ditë të këndshme duke vizituar një vend historik, park lojërash, muze, pishina ose aktivitete të ndryshme të organizuara nga stafi!