Po bëhet një vit që kur pandemia ka ndryshuar jetët tona, ka rritur pasigurinë, ka prekur shëndetin, e madje na ka marrë edhe njerëz të afërt. Këto muaj na është dashur të rendim, të përshtatemi për të mbijetuar e të ndërmarrim hapa që nuk i kishim menduar më parë. Prindërit po punojnë në forma të reja, ose kanë mbetur pa punë. Institucionet publike janë fokusuar tek menaxhimi i emergjencave: si shëndeti dhe ulja e të ardhurave.

Ndërkohë, rreziku i dëmeve të padukshme tani, por që mund të na shoqërojnë për shumë kohë, është i lartë. Mes tyre janë edhe adoleshentët.

Sipas një sondazhi të zhvilluar para pak muajsh nga UNICEF, mbyllja e aplikuar për shkak të Covid-19 ka ndikuar në shëndetin mendor të rreth 40% të adoleshentëve. Ato shfaqin stres nga shkëputja nga miqtë dhe shkollat, ndërsa qëndron frika e sëmundjes dhe frika e një të ardhme jashtë kontrollit të tyre.

Në një shoqëri ende në tranzicion si kjo në Shqipëri, adoleshentët janë edhe më të cënuar. Në përgjithësi edhe pa pandeminë, pikëpyetjet dhe pasiguritë e adoleshentëve janë të mëdha.

Qendra Multifunksionale Kallz, me mbështetjen e një grupi sipërmarrjesh me fokus të rinjtë, sjell  programin TalkUp. Me mbi 10 seanca komunikimi, ndërveprimi, lojë dhe praktikë, djemtë e vajzat do të shohin frutet e një komunikimi cilësor. Programi i formimit synon të rrisë aftësitë e tyre të komunikimit.

Pasiguritë shoqërohen me mbyllje në vetvete, me tension dhe mesazhe të paqarta për audiencën. Kjo krijon një rreth vicioz, pasi mesazhet e paqarta sjellin rezultate më të dobëta, madje të dëmshme. Rrjedhimisht krijohen ngërçe dhe tensione. Kjo ndodh në raport mes shokët, në raportin të rinj-mësues e po ashtu edhe në raportin fëmijë-prindër.

Për të çliruar këtë ngërç, Kallz fton të rinjtë të bëhen pjesë e programit.

Je i sfiduar në komunikimin tënd? Mendon se shokët, prindërit dhe mësuesit nuk të kuptojnë?

Mendon se njohuritë e tua nuk i shpreh siç duhet?!

Bashkohu në grupet e të rinjve dhe përmirëso aftësitë e tua të komunikimit.

TalkUP, është projektuar për moshat 14-16 vjeç dhe mbështetet nga FastCall, MR Potato, Bukinist, Businessmag dhe Albacademy. Apliko Këtu.