Shmangni një ‘luftë’ për pushtet. Përforconi qëndrimin tuaj duke e shpjeguar atë me terma të thjeshtë, që fëmija juaj mund të kuptojë.

Askush nuk fiton kur argumentoni me një fëmijë parashkollor ose një fëmijë të vogël. Ndonjëherë, prindërit duhet të thonë “jo”. Kur ta bëni këtë, duhet të shpjegoni pse një veprim është i papranueshëm ose një kërkesë po refuzohet. Këtu janë disa skenarë dhe shembuj të zakonshëm se çfarë t’i thoni fëmijës tuaj:

Skenari: Fëmija juaj po heq këpucët në një dyqan ushqimor

Shpjegimi: Kur njerëzit shkojnë në dyqan, ata duhet të veshin këpucë për t’i mbajtur këmbët e sigurta.

Pastaj tregoni lloje të ndryshme të këpucëve që njerëzit e tjerë kanë veshur ndërsa vazhdoni blerjet, si një lojë me fëmijën tuaj.

Skenari: Fëmija juaj 6-vjeçar dëshiron një tjetër ëmbëlsirë

Shpjegimi: Ëmbëlsirat janë një ushqim që e hamë nga pak, sepse nuk na bëjnë më të shëndetshëm ose më të fortë, siç na bëjnë ushqimet e tjera. Ato janë një kënaqësi e veçantë.

Sigurohuni që të vendosni një kufi përpara se ëmbëlsirat të shfaqen në tavolinë.

Skenari: Fëmija juaj parashkollor insiston të përdorë tualetin publik vetëm

Shpjegimi: Do të mbarojmë më shpejt nëse vij edhe unë. Sa më shpejt të përdorim tualetin, aq më shpejt mund të shkojmë në (park, bibliotekë, etj.). Të gjithë kanë nevojë për ndihmë ndonjëherë.

Kujtojuni atyre se vetëm prindërit duhet të ofrojnë ndihmë kur ata duhet të shkojnë në tualet.

Skenari: Fëmija juaj 7-vjeçar do të shohë një film që nuk është shumë i përshtatshëm për të, sepse miqtë e tij munden.

Shpjegimi: Çdo familje ka rregulla të ndryshme dhe prindërit duhet të marrin vendime të ashpra për t’i mbajtur fëmijët e tyre të sigurt. Ky është rregulli ynë.

Ju mund të mendoni të krijoni një sistem, ku të shfaqni ato filma që ju duken të përshtashme për t’u parë nga fëmijët tuaj, për sa kohë që ata të bien dakord dhe mos kundërshtojnë, pavarësisht nga vendimi juaj.

https://www.scholastic.com/parents/family-life/parent-child/how-to-say-no-and-mean-it.html