Kallz e ka të vështirë të qëndrojë larg fëmijëve. E besojmë se disa prej tyre i ka marrë malli për mësimet lojërat, anglishten, pikturë, kërcim etj.

Por ndërsa në mësime, prindër e fëmijë po kontaktohen nga mësuesit përmes videove-fotove, në platforma të ndryshme apo whatsup, ne nuk duam t’ju ngarkojmë më shumë në këtë drejtim.

Për të qenë në kontakt dhe për të kaluar dy orë të bukura si KALLZA të vërteta, kemi planifikuar një kurs anglishteje online me @Jerina Radovani, mësuesja jonë e anglishtes. Niveli i përshtatet grupit më të madh që kemi në Kallz dhe janë klasat e pesta dhe të gjashta. Janë të mirëpritur fëmijët të bëhen pjesë e këtij kursi. Për regjistrim plotësoni FORMULARIN.

Kursi do të zhvillohet FALAS për muajt Prill-Maj dhe synon të mbajmë ritmin në gjuhën tonë të preferuar, pas shqipes së bukur. Objektivi ynë është që fëmijët të kalojnë dy orë anglisht përmes argëtimit, mundësisë për ndërveprim dhe mësimit të elementëve të rinj.

Regjistrimet janë të hapura deri me 13 Prill, ndërsa të martën e ardhshme nis kursi.

Jeni të mirëpritur!