Disa ide praktike nga Edi Gogu, Profamilja

Meqë shkolla do të qëndroja e mbyllur për dy javë dhe fëmijët janë në shtëpi, duhen menduar disa ide sesi t’i argëtojmë ose mund t’ua lëmë porosi gjyshërve apo miqve ose fqinjëve që do të kujdesen për ta.

Argëtimi i tyre ndryshon sipas grupmoshave, por në fund ne prindërve/gjyshërve/kujdestarëve na duhet t’i mbajmë në aktivitet. Fëmijët e shijojnë shumë vëmendjen tonë dhe nuk janë të vështirë për t’u kënaqur.

1- Kjo është më e këshillueshme për zonat rurale.
Nëse temperaturat janë të përballueshme, vishini mirë fëmijët, mos ua kurseni as shallin, as kapuccin as dorezat dhe dilni një shëtitje. Ajri i ftohtë, i cili ne shqiptarëve na fut frikën, na bën mirë të gjithëve (përvecc rasteve të ndaluara nga mjeku).
Një shëtitje në natyrë, në ajër të pastër në vende ku nuk ka shumë njerëz.
2- krijoni lojëra fantazie apo biseda me kuriozitete rreth dimrit, dëborës, ngricave dhe ndihmojini fëmijët të shohin dhe të vlerësojnë detajet e bukura të natyrës si; ngjyrën e qiellit, reve, pemët, malet etj.
3- Mbajini fëmijët larg telefonave, kompjuterave, lojrave në internet përsa kohe që nuk janë nën vëzhgimin tuaj dhe mos e shtoni kohën e përdorimit të tyre “meqë janë gjithë ditën në shtëpi”.
4-Në mungesë të kinemasë, shihni ndonjë film të zgjedhur së bashku dhe bisedoni mbi mësimet apo mesazhin e nxjerrë prej tij.
5- Pas filmit bëni diskutimin e tij duke pirë një ccaj apo kakao të ngrohtë dhe duke e nxitur fëmijën të vendosë veten në vend të personazhit kryesor.
6- Nxiteni fëmijën, të vizatojë apo të punojë me plastelinë diccka që i ka pëlqyer nga filmi.
7- Sipas gjinisë së fëmijës sajoni lojra me kukulla apo heronj, me makina apo festa ccaji. Jepuni fëmijëve një temë loje. Jepuni një detyrë/përgjegjësi dhe përfshihuni edhe vetë. Imitoni zëra dhe krijoni personazhe sepse fëmijëve u pëlqen kjo gjë.
8- Merrni një tas të madh apo një legen të madh dhe mbusheni me ujë të vakët. Shtroni një peshqir gjigand nën të më parë 😉 dhe nxirrni anijet apo lodrat e plazhit. Fëmijët do të kënaqen, do lagen, do t’i ndërroni dhe … ky nuk është aspak fundi i botës.
9- Sajoni lojra ku ju përfshiheni njësoj me fëmijët. Ata kanë nevojë për vëmendjen dhe kohën tonë!
10- Nxirrni kutitë e shahut, dominote, puzzles, uno, monopoli etj.
11- Lexojuni fëmijëve dhe atyre që mund të lexojnë vetë, krijojuni një kënd leximi. Rehatojini dhe mbulojuani këmbët me një batanije të butë. Ata nuk do ta harrojnë këtë!
12- Letra, lapsa, penela, bojra dhe të vizatojmë së bashku. Nxitini të vizatojnë e të ngjyrosin. Ndihmojini me ide se ccfarë të vizatojnë, nëse ju mungon frymëzimi.
13- Muzikë-karaoke-vallëzim. Gjeni muzikë sipas moshës së fëmijës dhe këndoni e vallëzoni me ta. Do të kënaqeni edhe vetë, ua garantoj😉
14- Përshijini në gatim. Të qërojnë, prësin perime, fruta apo të tërhollin brumë me petës. Fëmijët e adhurojnë brumin.
15- Përfshijini në pastrimin e shtëpisë. Përvecc argëtimit, fëmijëve u nevojitet pikë së pari disiplina e punës. Jepuni punë sipas moshës. Oh mund të fshijnë pluhurat, rregullojnë shtretërit, fshijnë e lajnë dyshemetë nën kujdesin tuaj, etj etj.
16- Mund të bëni fiskulturë apo aerobi së bashku mbi tapet. Nëse nuk dini ushtrime të tilla dhe dini te përdorni internetin, aty mund të gjeni plot të tilla.
17- Bëni punëdore të ndryshme. Prisni me gërshërë, qepni me gjilpërë, sajoni ccfarë të dëshironi, vetëm krijoni gjëra të bukura me duart tuaja. Pastaj ekspozojini dukshëm dhe përgëzojini fëmijët!

Dita kur ata do të largohen nga shtëpia vjen sa hap e mbyll sytë, përdoreni ccdo mundësi për t’i shijuar, dashur, puthur, shtrydhur dhe mësuar ata, krijesat e vogla të dashura që na janë dhuruar prej së larti.

Sinqerisht dhe dashamiresisht,

Edi Gogu (bashkëudhetare në prinderim)

Bottom of Form