A është familja jote tërësisht e rraskapitur? Ekspertët nxjerrin në pah shtatë mënyra për të përcaktuar nëse familja jote po përjeton stres mbi normalen – dhe çfarë mund të bësh për të.

Si prind, ti tashmë e di se stresi është po aq pjesë e jetës sa janë edhe betejat e orarit të gjumit dhe e ngrëna me naze. Por, ajo që mbase nuk arrin të kuptosh është fakti që frustrimet e tua ndikojnë në nivelin e stresit të vetë fëmijëve dhe sa hap e mbyll sytë, ajo shtëpi, njëherë e paqtë do ketë vend vetëm për të bërtitura, kriza nervash dhe përgjigje një fjalëshe.

Po a mund ta çlirosh plotësisht veten nga stresi? Dyshojm- ama ka mënyra për ta minimizuar. Këtu, ekspertët nxjerrin në pah shtatë mënyra për të qartësuar nëse familja jote po kalon më shumë stres nga sa mund të përballojë, si dhe këshilla për atë që mund të bësh në lidhje me të.

1. Askush nuk fle mirë.

Kur nivelet e stresit janë të larta, gjumi është një nga simptomat e para. (Oh po përshëndetje, pagjumësia!) Kjo mungesë e gjumit mund të bëjë që ju të jeni më të irrituar, në ankth dhe, patjetër, më të stresuar. Nëse ju dhe familja juaj po ndieni tension, “çojini fëmijët për të fjetur një orë e gjysmë më herët dhe shtrihuni edhe vetë në shtrat një orë e gjysmë më herët”, këshillon Tanya Altmann, MD, pediatre në, Kaliforni, zëdhënëse për Akademinë Amerikane të Pediatrisë, dhe autore e “Çfarë t’i ushqeni fëmijës tuaj”.

2. Jeni duke i bërtitur njëri-tjetrit më shumë.

Po pyesni veten nëse presioni po troket nga familja juaj? Përdorni veshët – shpeshherë sa më të stresuar të ndjehemi, aq më shumë bërtasim dhe krijojmë trazira. Po të ëmbëlsosh zërin tënd mund të ndihmosh aq në uljen e toneve, sa do të ndikonte edhe një xhiro familjare, shprehet Dr. Altmann. “Ju mund të thoni, ‘Mami ka nevojë për pak pushim dhe ne do të shtrihemi pak këtu dhe do të përqafohemi, do të marrim frymë thellë dhe do të fillojmë,” shton ajo. “Është po aq e nevojshme për ty ashtu siç është për ta”.

3. Ju nuk i hani më darkat së bashku. 

Një e vërtetë e trishtë: Kur ju ose partneri juaj jeni të stresuar dhe të irrituat, fëmija juaj i madh mund të anashkalojë orarin e ngrënies  për të shmangur të folurën me ju, thotë Mary Alvord, Ph.D., psikologe dhe koordinatore e arsimit publik për Shoqatën Amerikane të Psikologjisë, si dhe autore e disa librave mbi relaksimin dhe ndërtimin e aftësive ripërtëritëse.

Në mënyrë që darkat t’u kthehen kohërave të vjetëra plot harmoni, ajo rekomandon që të gjithë të shkruajnë diçka pozitive që kanë vëzhguar në një tjetër anëtar të familjes dhe ta hedhin atë në një shportë në mes të tryezës. Gjatë ngrënies, tërhiqni nga e ashtuquajtura “shporta e komplimentit” letrat dhe lexoni me zë të lartë atë që është shkruar aty. “Kjo ndihmon që fëmijët ta presin me kënaqësi orën e ngrënies dhe është një mënyrë e shkëlqyer për të dhënë lavdërime mbi gjëra specifike, gjë që vlen më shumë se lavdërimi i përgjithshëm në tym”, thotë Alvord.

4. Fëmija juaj po tërhiqet në vetvete.

Gjatë periudhave me stres të lartë, disa fëmijë e distancojnë veten nga të tjerët. Fëmijët më të mëdhenj mund të mbyllen më shumë në dhomën e tyre, për shembull që më të vegjlit mund të mos kërkojnë të takohen për lojëra me miqtë e tyre.

Tingëllon si melodi e njohur? Një kontroll mund të jetë në rregull. “Fol me fëmijën tënd, fol dhe vazhdo të flasësh, mbaje bisedën e hapur”, thotë Dr. Alvord. “Dhe nëse jeni të stresuar, thojeni:” Do të bëj një dush të ngrohtë dhe do të qetësohem për pak”. Zgjidhe problemin me zë të lartë në mënyrë që ata të dinë se si ju e menaxhoni stresin”.

Në të njëjtën kohë, sigurohuni që jeni duke dhënë shembuj mekanizmash mirëmenaxhimi për fëmijët tuaj. Nëse këto mekanizma menaxhimi që ke si prind nuk janë në një nivel pozitiv: si për shembull  mbingrënia, pija, fjetja e tepërt- atëherë përpiquni të fusni në lojë mënyra më të shëndetshme menaxhimi, si frymëmarrje të thella, kujdes për veten dhe stërvitje të rregullt, shton ajo.

5. Je duke u stërmunduar në punë.

Ke humbur një afat dorëzimi? Dreqose një prezantim të madh? Stresi mund të jetë fajtori, duke qenë se të zhvesh nga aftësia për t’u përqendruar dhe mirëorganizuar. Dr. Alvord rekomandon identifikimin e pikave më të mëdha të dobësisë si dhe zgjidhjet e ideve me anë të teknikave brainstorming me partnerin tënd. “Nëse nisja e ditës në mëngjes është e vështirë, për shembull, atëherë mund të bëni më shumë përgatitje para natës së nesërme për mëngjesin e ardhshëm”, thotë ajo.

6. Të gjithë ndikohemi nga moti

Stresi kronik mund të të kaplojë pa dallim moshe. Fëmijët më të vegjël mund të ankohen për dhimbje stomaku dhe makthe, ndërkohë që adoleshentët shpeshherë kanë dhimbje koke dhe të rriturit zakonisht ndiejnë stres në qafë, shpatulla dhe shpinë. Gjithësecili, ndërkohë, përjeton probleme me gjumin.

Pra, nuk është çudi që kur familja juaj kalon stres të tepërt, sistemi i imunitetit ulet dhe shanset për sëmundje rriten. Përveç të fjeturit më herët, sigurohuni që rregullisht të lani duart, ushtroheni dhe të hani shëndetshëm. Dhe mund të duket pak klishe, por përpiquni të hiqni stresin kudo dhe kurdo të mundeni. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është që të cliroheni rregullisht si familje, thotë Dr. Alvord. Mund të arrihet lehtë si me një lojë tavoline ashtu si edhe me shikimin e një filmi apo me një ecje rreth lagjes.

7. Ju dhe fëmijët nguteni para-mbrapa tërë kohës. 

Nxitimi sa nga një aktivitet pas shkollës në tjetrin mund të ndikojë që familja juaj të ndihet e shqetësuar, gjë që mund të çojë në tension muskular, dhimbje koke, dhimbje stomaku dhe një seri çështjesh të tjera të pakëndshme. Nëse e gjeni veten të mbistresuar në një moment, provoni të shtypni butonin e pushimit, thotë Dr. Altmann. “Le të themi se familja juaj po nxiton si e çmendur, se jeni vonë për një ngjarje sportive dhe nuk po arrini të gjeni uniformën e fëmijës”, thotë ajo. “Ndaloni njëherë atë që po bëni, dhe merrni 10 frymëmarrje të thella. Është më mirë të arrini disa minuta më vonë me gjithçka që ju nevojitet, sesa të mos jeni në gjendje të luani sepse fëmija juaj nuk i ka të gjitha pajisjet që i duhen”.

Një strategji afatgjatë? Definitivisht merre seriozisht arritjen e bilancit për jetën në familjen tënde. “Nëse kuptoni se fëmija juaj po bën shumë gjëra, pyesni nëse kjo është e shëndetshme”, tregon Alvord. “Prindërit kanë nevojë për kohë ripërtëritjeje ashtu si edhe fëmijët kanë nevojë për të”.