Kur e rrit fëmijën duke theksuar gjithë cilësitë e mira tek ai, ai ka mundësi të krijojë marrëdhënie më të mira personale, të sigurojë reultate më të mira në shkollë dhe të përballojë lehtësisht vështirësitë.

Fëmijët janë e ardhmja dhe duke u kujdesur sot për ta, krijojmë bazat për përkujdesjen që do të vijë më vonë.

Është e rëndësishme t’u tregojmë fëmijëve rrugën e drejtimit. Shumë prej nesh janë të shqetësuar nëse po bëjnë gjënë e duhur, nëse po e tolerojmë më shumë, apo po ndrydhim fëmijën. Më poshtë janë disa nga sjelljet më të rëndësishme për rritjen e fëmijës në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këmbëngulje

Një person me një formim të mirë duhet të dijë si të përballojë dështimin. Mos mendo se duhet të mbrosh fëmijën nga zhgënjimi dhe humbja. Përkundrazi, ekspozoje përballë vështirësive në mënyrë që të mund të mësojë se si të ecë përpara.

Mësoji zgjidhjen e konfliktit

Çdonjëri nga ne ballafaqohet me konfliktet. Ndaj sigurohu që fëmija yt të dijë se si t’i menaxhojë ato. Njerëzit e suksesshëm dinë si t’i përballojnë me mirësjellje konfliktet, nëpërmjet të kuptuarit, komunikimit efektiv dhe kompromisit. Kur fëmija juaj po grindet me një vëlla apo mik, përdor këto grindje si një mundësi për t’i shfaqur dhe për t’i mësuar zgjidhje efektive të konflikteve.

Inkurajo ëndrrat e tij

Ndërsa fëmija yt qëndron me orë të tëra para pajisjeve elektronike apo mbush ditën me detyra shtëpie është e rëndësishme ta inkurajosh që të ndjekë interesat e tij gjatë kohës së lirë. Fëmijët, të cilët janë të përkrahur ndërsa shkojnë pas pasioneve dhe ëndrrave të tyre, do të krijojnë më shumë vetëbesim, janë të fortë dhe optimistë. Ata do të kenë vetëbesimin për të udhëhequr të tjerët drejt progresit dhe suksesit.

Thuaji “Jo”

Thuaji Jo. Të jesh i suksesshëm kërkon durim, të vonohen kënaqësinë e menjëhershme dhe të punohet më shumë për atë që ka rëndësi. Fëmijëve duhet t’u thuhet jo dhe ata duhet të përjetojnë zhgënjime të përkohshme. Përndryshe, ju rrezikoni t’i dëmtoni ata dhe të kufizoni zhvillimin e tyre të pavarësisht dhe fitimit të aftësisë për të drejtuar.

Merr parasysh kampet verore

Po, kampi veror ka për qëllim të jetë zbavitës, por shërben si një përvojë tepër e fuqishme e të mësuarit. Kampi veror është i mbushur me aktivitete në ekip dhe madje edhe mundësi për fëmijët tuaj për të udhëhequr grupet e shokëve të tyre dhe të fëmijëve më të vegjël.