Raji Kaji, një Youtuber 9 vjeçar, i cili bën review mbi lodrat, mori vendin e influencuesit më të paguar nga Youtube në 2020. Po, ai është një milioner që në këtë moshë.

Po si ai ka edhe shumë fëmijë, të cilët janë bërë milionerë në një moshë shumë të vogël dhe nëse po mendoni se kush mund të jenë ata, hidhini një sy listës me fëmijët më të pasur në botë.

1. Princi Xhorxh Aleksandër Luis

Mosha: 7

Vlera Neto: $3 miliardë

Po, edhe pse është vetëm 7 vjeç, sot Princi Xhorxh i Kembrixhit, i biri i Princit Uilliam, Dukës së Kembrixhit dhe Katerinës, dukeshës së tij, është një nga fëmijët më të kamur në botë, e gjitha falë prindërve të tij me klasë mbretërore.

2. Princesha Sharlotë 

Mosha: 5

Vlera Neto: $5 miliardë

Princesha Sharlotë është pjesë e familjes mbretërore britanike. Ajo është e bija e Princit Uilliam, Dukës së Kembrixhit dhe Katerinës, dukeshës së tij. Edhe pse më e vogël sesa princi Xhorxh, vlera e saj neto prej 5 miliardë dollarësh është e mjaftueshme për të venë në sedër shumicën e drejtorëve dhe vipave.

3. Dannielynn Hope Marshall Birkhead

Mosha: 14 vjec

Të ardhurat: $3 miliardë

Dannielin është e bija e Ana Nikole Smith, ish-aktores modele pranë American Playboy si dhe personazhit televiziv. Ajo e trashëgoi pasurinë në vitin 2007, kur e ëma ndërroi jetë dhe ishte vetëm 1 vjeç. Në moshën 6 vjeçare filloi të modelonte për markat e famshme si Guess. Në fakt, në 2013 ajo u bë edhe imazhi i linjës pranverore të Guess Girls. Prezenca e saj nuk ka munguar në shumë programe televizive.

4. Knox & Vivienne Jolie Pitt 

Mosha: 12 

Vlera Neto: $67.5

Për ata që nuk e dinin, Knox dhe Vivienne janë binjakët e Angelina Jolie dhe Brad Pitt. Edhe para se të lindnin, media planifikoi t’u bënte foto ekskluzive. Mesa duket, një foto e tyre u shit për 14 milionë dollarë. Kjo rezultoi fotoja më e shtrenjtë e shkrepur ndaj një të famshmi. Të dyja kanë trashëguar pasurinë marramendëse falë prindërve të tyre.

5. Valentina Paloma Pinault

Mosha: 13

Vlera Neto: $12 miliardë  

Valentina është e bija e aktores, producentes dhe drejtueses meksiane, Salma Hayek dhe Francois-Henri Pinault, miliarderit francez. Padyshim, prindërit e saj individualisht kanë një vlerë neto marramendëse dhe kanë krijuar një perandori dedikuar të ardhmes së Valentinës.

6.  Ryan Kaji

Mosha: 9

Vlera Neto: $100 milion 

Ryan është një youtuber i famshëm, i cili e ka krijuar që tani pasurinë e tij duke folur rreth lodrave që blen, thjesht duke luajtur me to. Ai filloi të bënte përshkrime të lodrave të tij që në moshën tre vjeçare dhe që atëherë nuk ka pasur nevojë për ndihmën e dikujt tjetër. Kanali i tij në youtube, Ryan’s World ka mbi 26 milionë subscribers kështu që mund ta merrni vetë me mend se sa i famshëm është. 

7. Blue Ivy Carter

Mosha: 8

Vlera Neto: $1 miliard to $5 miliardë

Vajza e këngëtarëve të famshëm, Jay Z dhe Beyonce, Blue Ivy po shijon një jetë që shumica prej nesh vetëm mund ta ëndërrojnë. Që tani po ndjek hapat e prindërve në kuadër të karrierës së saj si këngëtare. Prindërit e saj janë sa të pasur dhe me pushtet, me vlerë të kombinuar neto prej mbi një miliard dollarësh, të cilën ajo do ta trashëgojë.

8. Moziah Bridges

Mosha: 15

Vlera Neto: $1 miliard

Moziah lançoi markën e vet të papionëve pasi nuk po arrinte të gjente papionët që donte në dyqane. Ai mësoi si t’i bënte papionët nga gjyshja e tij dhe filloi t’i shiste në Etsy. Moja vijon të jetë drejtori ekzekutiv i Mo’s Bows dhe po ia del më së miri me këmbët e veta. 

9. Evan Herdigram

Mosha: 15

Vlera Neto: $1.9 milion

Ky adoleshent filloi rrugëtimin e tij në kanalin e vet të Youtube, EvanTubeHD që në moshën pesë vjeçare. Ai flet rreth lojërave dhe poston video të vetat duke luajtur në tre kanale të ndryshme. Edhe tani vijon të jetë aktiv dhe të postojë në kanalin e vet pa ndërprerje.

10. Isabella Barrett

Mosha: 14

Vlera Neto: $1.9 milionë

Ajo është bashkëpronare e Glitzy Girl. Pas dorëheqjes nga programi reality, TLC, Fëmijë dhe Kurora në 2013, Isabella lançoi linjën e saj të bizhuterive në moshën 13 vjeçare. Tani, ka kompaninë e saj të rrobave për fëmijë dhe të rritur, Bound by the Crown Couture.

11. North, Saint, Chicago and Psalm West

Moshat: 7, 4, 2, 1 respektivisht

Vlera Neto: $10 milionë secili

West-ët janë fëmijët e Kim Kardashian dhe Kanye West. Këta fëmijë pritet të trashëgojnë një pasuri neto prej më shumë se $1 mld në total. Mesa duket, babai i tyre ka ndërmend t’u dhurojë nga 10 milionë secilit prej tyre në momentin që të mbushin 18 vjeç. 

12. Maxima and August Zuckerberg

Mosha: 4 dhe 3 vjec 

Vlera Neto: $74 miliardë së bashku

Të dy vajzat e bashkëthemeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, edhe pse shumë të vogla, kanë një vlerë neto prej miliona dollarësh. Megjithëse prindërit e tyre nuk kanë në plan t’i llastojnë, të dyja janë që tani të sistemuara për jetë, e gjitha falë perandorisë që prindërit e tyre kanë ndërtuar përgjatë viteve.

U frymëzuat?

Scoop Whoop